UPDATE/ Irlanda e Veriut mposhti Ukrainën duke siguruar tri pikët e para në Europian. Edhe pse Ukraina dominoi në qarkullimin e topit (65-35%) në pjesën e dytë, Irlandezët u treguan më të saktë para portës duke shënuar dy herë.
Pjesa e parë mes Ukrainës dhe Irlandës së Veriut u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0. Goli i parë në këtë takim u realizua nga McAuley në minutën e 49´ të pjesës së dytë. Ndërsa McGin dyfishoi rezultatin në minutat shtesë të pjesës së dytë.
Ndërkaq, pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë, kushtet e motit çuan në nderprerjen e përkoshme të ndeshjes. Arbitri kryesor dërgoi skuadrat në dhomat e zhveshjes për shkak të breshërit të rrëmbyer që filloi në staiumin e Francës.
Ndeshja u ndërpre për rreth 3-4 minuta dhe ekipet zbritën sërish në fushë.
Dy skuadrat e tjera të Grupit C, Gjermania dhe Polonia do të luajnë mes tyre në mbrëmje (ora 21:00).
Ukraina vinte në këtë ndeshje pas humbjes me rezultatin 2-0 ndaj Gjermanisë, ndërsa Irlanda e Veriut pas humbjes me Poloninë (1-0).
Rezultati final:
Ukrainë - Irlanda e Veriut 0 - 2
Gol: McAuley 49´, McGinn 90+5´