Ironia! Ikin dritat kur Rama po prezantonte Komisariatin Dixhital

Ironia! Ikin dritat kur Rama po prezantonte 'Komisariatin Dixhital'

Edhe po të mos kesh nevojë të bësh meme, siç bëjnë disa portale, këtu ka kaq shumë humor të zi sa mjaftojnë vetëm lajmet. Teksa po prezantohej “Komisariati Dixhital”, në Muzeun Historik Kombëtar kanë ikur dritat.

Energjia iku në momentin që po fliste kryeministri Edi Rama.

Ministria e Brendshme në bashkëpunim me Ministrinë e Inovacionit prezantuan këtë të mërkurë aplikacionin “Komisariati Dixhital”, ku qytetarët mund të denoncojnë në kohë reale një krim të çdo lloji.

Në fjalën e tij, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri tha se është bërë shumë në këto muaj të qeverisjes së majtë sa i përket rendit dhe integritetit të Policisë së Shtetit dhe këtë e tregojnë shifrat, por tha se “Komisariati Dixhital” është ‘polici inteligjent në dorën e çdo qytetari’.

“Kemi bërë shumë në këto muaj, shifrat flasin vetë, edhe shifrat e punonjësve të policisë të dënuar dhe proceduar për shkelje të detyrës dhe korrupsionit. Por ne mendojmë që ‘Komisariati Dixhital’ është një epokë krejtësisht tjetër drejt gjeneratës së re të Policisë së Shtetit, policisë moderne”, tha Tahiri.

Ministri i Brendshëm tha se “qytetari ka mundësi jo vetëm të denoncojë, por ka mundësi edhe të mbikqyrë veprimin e policisë mbi denoncimin e tij përmes këtij aplikacioni, si dhe të shohë e ndjekë jo vetëm raportimin e tij, por edhe të qytetarëve të tjerë”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama