Ironia Renzo Bossi kendon Shqiperia!

Ironia, Renzo Bossi kendon 'Shqipëria'!
Mediat italiane raportojnë se Renzo Bossi është diplomuar me nota shumë të mira, ndërsa i ka mbyllur 4 vitet e studimit brenda 1 viti.  Hetuesit dyshojnë se diploma është blerë me fondet e fushatës së ‘Lega Nord’. Hetimet në Itali ndaj djalit të një politikani të lartë janë kryqëzuar me Shqipërinë, për shkak të një diplome universitare, të cilën mediat italiane e raportojnë si të dyshimtë.   Djali i ish-liderit të ‘Lega Nord’, Umberto Bossi, i quajtur Enzo Bossi, disponon një diplomë shqiptare. Dokumenti u gjet në kasafortën e financierit të ‘Lega Nord’, Francesco Belsito, nga prokurorët italianë, që janë ngarkuar për të zbuluar detaje në lidhje me skandalin e shpërdorimit të fondeve të partisë nga ish-lideri Bossi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama