Martin Atkinson, gjyqtari i famshëm anglez i ndeshjes Serbi-Shqipëri, do të ketë përsëri në dorë fatin e Kombëtares shqiptare të futbollit, pasi mund të jetë direkt përgjegjës për kualifikimin e mëtejshëm të kuqezinjve.
Bilbili anglez është caktuar të drejtojë ndeshjen e sotme Hungari-Portugali, nga e cila varen shanset e Shqipërisë për kualifikimin. Duhet që kjo sfidë të përfundojë medoemos me fitoren e përfaqësueses hungareze që kuqezinjtë të kenë shanse për të vazhduar më tej në turne.
Atkinson njihet për gafat e tij të vazhdueshme dhe padyshim që një nga më të famshmet e tij ishte plotësimi në mënyrë amatore i protokollit të ndeshjes në Beograd, apo edhe mosndjekja e procedurave të rregullores së UEFA-s për atë sfidë. Paaftësia e Atkinson u vu në dukje nga raporti i KAS të Lozanës.
Tani tifozët shqiptarë duhet të shpresojnë që Atkinson të mos mendojë për hakmarrje ndaj kuqezinjve, ose që gafat e tij, të jenë në favorin e përfaqësueses hungareze.