Ironia tragjike e fatit te ciftit zviceran

Ironia tragjike e fatit te çiftit zviceran
Shpenzuan 5 vite për t’i rënë botës rreth e rrotull së bashku dhe vdiqën vetëm dy ditë pas rikthimit në shtëpi. Ky është fati sa ironik aq edhe tragjik i një çifti 38-vjeçarësh zviceranë. Daniela Veis dhe partneri i saj Daniel Oelter udhëtuan së bashku për 5 vite në Amerikë, Mesdhe, Azi e Australi dhe vetëm dy ditë pasi ishin rikthyer në shtëpi nga pushimet e stërzgjatura, u goditën nga treni, pak metra larg apartamentit të tyre.

Çifti u pa të përqafohej pak çaste para përplasjes vdekjeprurëse. Daniel gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa partnerja e tij, Daniela ndërroi jetë një ditë më vonë në spitalin e Auraut.   Dashuria mes tyre lindi në vitin 2005 dhe pasi njohën pasionin e përbashkët për udhëtimet, vendosën të shesin gjithcka e të ndërmarrin nismën 5-vjeçare.

“Ata udhëtuan nëpër vende të ndryshme të botës, mes plot rreziqeve dhe unë për çdo moment mendoja më të keqen, por nuk e besoja se kjo do të ndodhte këtu në Zvicër, pak metra larg derës së shtëpisë time. Kur trokiti dera në orën 01:30 mendova se Daniela kishte harruar çelsat, por kur pashë policinë e kuptova që diçka e tmerrshme kishte ndodhur”, tregon mes hidhërimit e ëma 70-vjeçare e Danielës.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama