Ish-deputeti evropian denohet me 25 vite burg

Ish-deputeti evropian denohet me 2,5 vite burg

Një ish-deputeti evropian nga Sllovenia është dënuar me dy vjet e gjysmë burg dhe me një gjobë prej 32 250 eurosh, pasi kishte pranuar të modifikonte ligjet evropiane kundrejt një pagese.

Fjala është për ish-deputetin, Zoran Thaler, i cili ka qenë ministër i Jashtëm në periudhën 1995-97 dhe është përjashtuar gjithashtu nga çdo funksion publik, për një periudhë prej pesë vjetësh, por gjykata e Lubjanës pranoi që ai ta vuajë dënimin me burg vetëm fundjavave. Dënimi iu dha pas një marrëveshjeje të arritur muajin e kaluar mes Prokurorisë dhe Thaler, sipas të cilës politikani pranoi faktet, pranoi të jepte një donacion prej 15 000 eurosh për një institucion spitalor dhe të hiqte dorë nga apelimi i vendimit.

Zoran Thaler është larguar nga posti i parlamentarit evropian në mars 2011, pas zbulimit të skandalit, ku disa gazetarë britanikë të cilët i ishin afruar duke u hequr si lobues dhe ai u kishte thënë se mund të modifikonte ligje evropiane në këmbim të një pagese. Përpara gjykatës, Thaler shprehu keqardhjen që ishte përfshirë në një skandal të orkestruar dhe kërkoi falje për sjelljen e tij, njoftoi agjencia sllovene e shtypit STA.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama