Ish-drejtoresha e Jetimores kercenon publikisht Blendi Fevziun

Ish-drejtoresha e Jetimores kercenon publikisht Blendi Fevziun

Pas shkarkimit nga posti i Drejtoreshës së Jetimores ku ndodhi skandali në Shkodër, Anjeze Gjeluci e ka kapur me Blendi Fevziun.

Gazetari i TV Klan bëri një emision mbrëmjen e djeshme me temë “Kush i dhunon fëmijët”.

Pas përfundimit të emisionit, Gjeluci shkruajti një status në formë kërcënimi drejtuar Fevziut.

“Do të të mësoj një këngë të re shkodrane”, i shkruan Gjeluci Fevziut.

Ja statusi i plotë i saj:

“Do e mesoj Blendi Fevziun te kendoje nje kenge qytetare Shkodrane shume shpejt , madje me ate shkopin ne dore do shpjegoje edhe notat me akute te jareve Shkodrane .

Duhet t’ia heqim mendjen nga tallavaja atij dhe shume personave aty qe s’marrin ere as nga muzika profesionale (te cilen nuk e kam profesion , por e kam stidiuar per pasion) , por as nga institucionet e perkujdesit te cilet secili prej tyre aty pasurohet cdo dite dhe din me e mbajte mire nje shkop ne dore . Madje kane edhe ” intelektin e bollshem” per te vleresuar intelektin tim.

S’dine… s’dine s’dine ,ndaj asnjeri nga ata aty s’mund te gjykojne , vleresojne , apo kur pashe ca syze aty tu fole per shifra pa pike informacioni . Do mbajne pergjegjesi per cdo shpifje te thene . Mbase edhe nuk habitem duke pase parasysh disa persona aty . Niveli , pikpamjet politike etj …

… Opinion antivlere po aq sa akti i shemtuar i ish punonjeses ndaj femijes!”


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama