Pak javë pas vendimit përfundimtar të gjykatës që e dënoi atë me 6 vite burg për pedofili, ish-futbollisti i Kombëtares angleze Adam Xhonson është përfshirë në incidente në burgun ku po vuan dënimin.
Mediat britanike shkruajnë se Xhonson u qëllua me grushte nga të dënuarit në tualetet e burgut. Sipas "Daily Star Sunday", ish-futbollisti i Sitit dhe Sanderlendit u konfliktua me disa të dënuar gjatë kohës kur ai kishte radhën e pastrimit të dusheve.
Një i dënuar i kërkoi atij që të pastronte disa flokë të rënë në dysheme, por Xhonson refuzoi duke i thënë se e kishte mbaruar punën e tij.
I dënuari i kërkoi atij sërish që të bënte pastrimin, por ish-futbollisti iu përgjigj "F*** of" dhe më pas iu drejtua se "a e di kush jam?". Kaq mjaftoi që i dënuari t'i gjuante me grusht fytyrës dhe më pas të niste përleshja.
Sipas dëshmisë që jem media britanike, Xhonson u mbrojt nga sulmet dhe më pas ndërhynë forcat e sigurisë.
Ish-futbollisti i Kombëtares së Anglisë i cili fitonte deri në 60.000 paund në javë, u dënua nga gjykata me 6 vite burg për pedofili me një 15-vjeçare.