Ish-inspektorja e Bankës së Shqipërisë në vitet 2006-2010, Teuta Baleta ka qenë sot në seancën dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë ku ka raportuar me detaje punën e saj gjatë periudhës së mësipërme.
Baleta ka theksuar se departamenti i kontrollit të bankës nuk ka funksionuar siç duhet për shkak të ndërhyrjeve në kompetencat e inspektorit të përgjithshëm.
Ish-inspektorja bëri me dije se ka vënë në dijeni guvernatorin për çdo parregullsi që ka hasur në punën e saj, por shtoi se fakti që problemi mbetet ende i pazgjidhur tregon për dështimin e Këshillit Mbikëqyrës, i cili sipas saj është një organ kolektiv vendimmarrës dhe nuk mund te fajësosh nje individ te vetem.
Braçe propozon shkarkimin e inspektores Elivar Golemi, refuzoi kuvendin
Pas pritjes për disa minuta që inspektorja e BSH, Eliva Golemi të vinte në seancë dëgjimore ne komisionin e ekonomisë, pasi refuzoi të raportonte ditën e djeshme, kreu i këtij komisioni, Erion Braçe deklaroi se Golemi ka shkelur rëndë Kushtetutën dhe ligjin e Bankës së Shqipërisë ndaj kërkoi nga kuvendi nisjen e proceduarve për shkarkimin e saj nga ky post.
Kuvendi e kishte thirrue inspektoren e BSH per te dhene informacion lidhur me skandalin e vjedhjes se 713 mln lekve nga departamenti i emisionit ne thesarin e shtetit.