Vjen reagimi i parë nga Tirana në lidhje me ngjarjet e sotme në Kumanovë. Ky është ish kryeministri dhe deputeti aktual i PS-së Pandeli Majko, raporton Portali Albeu.
Sipas tij, "shqiptarët po paguajnë me çmim të lartë në mënyra të ndryshme 'sallaten maqedonase'.
"Me shqetesim po ndjek situaten ne Maqedoni. Ne kete shtet e ke te veshtire te besh dallimin midis operacionit “policor” dhe atij ushtarak.
Shkupi eshte i denuar te prodhoje ose dialog ose te kundertin e vet si nje shembull rajonal per mire ose keq.
Kjo qe po ndodh aktualisht eshte shqetesuese pasi qeverisja e rraskapitur e Shkupit po shkon ne drejtim te paditur. Ne Maqedoni kriza po merr permase midis nje pale qe nuk po qeveris dot dhe nje pale qe nuk e merr dot pushtetin.
Ne mes jane shqiptaret qe po paguajne me cmim te larte ne menyra te ndryshme "sallaten maqedonase", shkruan ish kryeministri në Facebook. http://www.albeu.com/kryetitull/ish-kryeministri-majko-shqiptaret-po-e-paguajne-shtrenjte-sallaten-m/198310/