Ish-lojtari i Kombetares leshon bomben Taulant Xhaka largohet

Ish-lojtari i Kombëtares lëshon bombën: Taulant Xhaka largohet

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Arjan Peço, lëshon "bombën". Ai mendon se nga kuqezinjtë do të ketë largime futbollistësh në të ardhmen dhe emri që përmend është ai i Taulant Xhakës.

Arjan Peço, trajner i të rinjve të Bazelit

Arjan Peço, trajner i të rinjve të Bazelit

I ftuar në emisionin sportiv "Procesi Sportiv", Peço thotë me siguri se mesfushori nuk mund të vazhdojë të qëndrojë te Shqipëria dhe mendon se mund të largohet për t'u aktivizuar te Kombëtarja e Kosovës. "Unë mendoj se nga Kombëtarja do të largohet Taulant Xhaka.

Ky është mendimi im, ose ndoshta mund ta quajmë një hipotezë. Pas historive që ndodhën në këtë Europian, mund të ketë zhvillime", ka thënë Peço duke i suprizuar të gjithë me deklaratën e tij. E thënë nga 41-vjeçari Peço, kjo deklaratë tingëllon shumë e besueshme sepse ai e njeh mjaft mirë Taulant Xhakën dhe temperamentin e tij.

Peço është trajner i të rinjve të Bazelit dhe sigurisht që e ka njohur nga afër mesfushorin kuqezi. Më parë, ish-mesfushori është aktivizuar me Kombëtaren shqiptare për 13 ndeshje.

Xhaka

Xhaka i mërzitur- Gjithçka e ka zanafillën në ndeshjen e parë të Europianit mes Zvicrës dhe Shqipërisë, ku Taulant Xhaka u zëvendësua nga trajneri De Biazi për shkak të ndeshjes së dobët që zhvilloi. Mesfushori nuk e priti mirë stolin dhe përplasi shishen e ujit.

Diçka e tillë nuk i pëlqeu aspak teknikut italian, i cili njihet për disiplinën e hekurt dhe vendosi ta linte në stol për ndeshjen me Francën duke e aktivizuar në fund. Gjatë kësaj kohe, mesfushori është parë i mërzitur në fotot e ndryshme që postohen në rrjetet sociale dhe duket se e ka humbur buzëqeshjen që e karakterizon.

Ka festuar shumë pak dhe po pret të marrë kohën e duhur për të vendosur të ardhmen e tij. Nisur nga këto, Arjan Peço mendon se Xhaka mund të jetë i larguari i dytë nga Kombëtarja, pas Lorik Canës që mendon t'i japë lamtumirën aventurës me kuqezinjtë.

I pyetur nga "Panorama Sport", menaxheri i Kombëtares shqiptare, Alban Bushi ka shprehur habinë në lidhje me këtë çështje. "Nuk kam asnjë informacion lidhur me këtë çështje. Po e dëgjoj nga ju këtë lajm", tha Bushi.

***

Babai e mohon: Nuk ikën nga Shqipëria

Babai i Taulant Xhakës, Ragip Xhaka, ka mohuar spekulimet se djali i tij është përplasur me trajnerin De Biazi dhe se do ta braktisë Kombëtaren shqiptare. Ai i ka thënë gazetës "Express" se këto janë vetëm thashetheme.

13241201_1331670726848867_874010765968423008_n

"Gjithçka që është shkruar është e pavërtetë. Taulanti nuk është përplasur me De Biazin, ndërsa për Gashin nuk mund të them asgjë sepse nuk e di, - ka thënë Ragip Xhaka. - Taulanti u nervozua kur trajneri vendosi që ta heq nga loja në ndeshjen ndaj Zvicrës, çka që pasoi me gjuajtjen e shishes së ujit.

Ai dëshironte që të luajë gjithë ndeshjen kundër vëllait të tij, Granitit dhe nervozizmi ishte normale aty", shtoi babai i Xhakës. Unë mendoj se Taulanti është lojtari kyç në mesfushën e Kombëtares dhe është i vetmi që ka dhënë gjithçka për këtë ekip. Kuptohet se nuk e ka pritur aspak mirë atë vendim, por nuk është e vërtetë se do të largohet nga Kombëtarja dhe se është përplasur me trajnerin. Nuk do ta braktisë kombëtaren.

Taulanti nuk luajti në ndeshjen e fundit pasi ishte i sëmurë. Ai qëndroi i shtrirë për tri ditë duke mos u stërvitur fare. Ende nuk e kam takuar Taulantin. Ai të shtunën (sot) do të vijë në Zvicër dhe do të qartësohet kjo që shkruhet. Megjithatë unë e përsëris sërish se asgjë nuk është e vërtetë", përfundoi Ragip Xhaka.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama