Ish-mbrojtësi i Kombëtares angleze, Martin Kion, në një analizë të shkruar për "Daily Mail" ka marrë në shqyrtim grupi A të "Euro 2016". Pjesë e kësaj analize të 49-vjeçarit është bërë edhe kombëtarja shqiptare.
Sipas tij kuqezinjve do t'u duhet shumë fat për të siguruar kualifikimi në fazën tjetër të kompeticionit Europian. Ndërkohë, që ylli i skuadrës së De Biazit është Lorik Cana, Kion sinjalizon se lojtari shqiptar që duhet të vëzhgohet në Europian është Ergys Kaçe.
"Goditja e dënimit e mesfushorit 22-vjeçar i dha Shqipërisë atë fitore historike kundër Francës në qershorin e kaluar", thekson Kion.