Ish-mesfushori i Milanit kandidat per pankinen e Kombetares

Ish-mesfushori i Milanit, kandidat për pankinën e Kombëtares

Ecuria e kuqezinjve ka bërë që trajneri i Kombëtares të jetë në listën e shumë Kombëtareve të tjera si alternativë për të ardhmen që ata projektojnë. Kjo ka bërë që në Federatën Shqiptare të Futbollit të fillojnë të lëvizin gjërat.

Megjithëse në institucionin e futbollit në vend nuk bëhet me dije asnjë tratativë konkrete, madje mohohet kategorikisht një tentativë për të ideuar zëvendësuesin e Xhani De Biazit, media të ndryshme kanë zbuluar që ka një lëvizje dhe tentativë për të gjetur një trajner "post De Biazi". Emri nuk është aspak i panjohur, përkundrazi është një nga figurat më të pëlqyera të sportdashësve të futbollit. Bëhet fjalë për Xhenaro Gatuzon.

Lajmi

Prej ditësh, Rumania dhe Anglia janë dy pistat e shtuara së fundmi si alternativa për të ardhmen e Xhani De Biazit. Për secilën prej tyre, trajneri aktual i kuqezinjve e ka pranuar me dashamirësi të madhe që në të ardhmen të ishte në stolin e ndonjërës prej tyre, duke thurur lavde për grupin e lojtarëve që kanë në përbërje dhe folur për lehtësinë dhe mundësinë që ka secila prej tyre për kualifikim në Botërorin "Rusi 2018".

Gatuzo

Ndryshe ka thënë për Shqipërinë, që realisht e pret një grup më shumë se i vështirë, me Italinë dhe Spanjën në kualifikuese. Megjithatë, sipas "fusballinfos.ch", drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit po punojnë në prapaskenë për një zëvendësues të trajnerit aktual të Kombëtares në rast se ai do të vendosë të largohet. Bëhet fjalë për trajnerin e Pizas, ish-lojtarin e Milanit, Xhenaro Gatuzo. Trajneri 38-vjeçar siguroi ngjitjen e kësaj skuadre në Serinë B italiane pas një sezoni fantastik duke bërë që të nisë pozitivisht një karrierë të re, atë të drejtimit të skuadrave.

Olsi Tujani



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama