Ish-sulmuesi i Milanit është njëri nga kandidatët në këshillin bashkiak në listën e "Forza Italia"-s, që mbështet Stefano Parisin në garën për kryebashkiak në Milano.
Daniele Masaro ka rrëfyer për 'Libero' eksperiencën e tij dhe marrëdhëniet me Berluskonin. "Mendova se mund të ishte e nevojshme eksperienca ime si sipërmarrës në fushën e sportit dhe presidenti e priti me entuziazëm idenë time.
Ai me Milanin më dha mundësinë të realizoj ëndrrën time. I jam borxhli: ka bërë shumë për mua dhe për familjen time. Është një person special",-ka thënë ish-sulmuesi.
Masaro ka luajtur me Milanin në kohën kur kuqezinjtë ishin në majat e suksesit. Ai ka vlerësuar Van Basten si futbollistin më të fortë nga të gjithë.