Ish-trajnerë dhe ish-futbollistë të Kombëtares kanë vlerësuar kualifikimin për herë të parë të kuqezinjve në 'Euro 2016' duke vënë theksin te puna e FSHF-së dhe kontributi i lojtarëve në veçanti.
Një video e publikuar në faqen zyrtare të FSHF-s në internet, shfaq mendimin e ish-protagonistëve të Kombëtares për kualifikimin në Europian.
Ish-trajneri Astrit Hafizi falënderon drejtuesit e FSHF-së dhe futbollistët si aktorët kryesorë, ndërsa uron për suksese në të ardhmen.
Ndërsa ish-futbollisti Mikel Janku, thotë se Kombëtarja e arriti suksesin e saj me pjesëmarrjen në Europian.
Ndryshe shprehet ish-trajneri i kuqezinjve Bejkush Birçe, i cili përveç rolit të FSHF, vlerëson edhe meritën e trajnerit.
Pjesë e intervistave është edhe ish-trajneri Sulejman Demollari. Edhe ai ndalet për një moment te puna e trajnerit, por asnjëri nga protagonistët nuk e përmend emrin e teknikut italian, Xhani De Biazi.