Ish-futbollisti dhe trajneri i kombëtares angleze të futbollit, Glen Hodëll, shpreson që Shqipëria të kalojë në turin tjetër të Euro 2016 pasi e ka merituar plotësisht një gjë të tillë me paraqitjet që ka dhuruar në Europian.
Në editorialin e tij për "Daily Mail", ish-trajneri i "tre luanëve" nga viti 1996, deri në vitin 1999, ka folur me superlativa për kuqezinjtë.
"Shqipëria është e organizuar mirë në prapavijë, por e aftë të kundërsulmojë shumë shpejt, me mesfushorin Ledian Memushaj që më ka lënë shumë përshtypje të mira. Unë do të dëshiroja që ata të merrnin tri pikët dhe nëse është e mundur të vazhdonin më tej. E bllokuan Francën deri në minutën e 90. Ndaj ndjej se e meritojnë plotësisht", tha Hodëll.