Një aktivitet i ngjashëm do të organizohet gjithashtu dhe të hënën në Prishtinë. Autori i librit do të jetë i pranishëm në këto takime, ku pritet të shprehet lidhur me produktin e tij letrar, i cili ka provokuar debate të shumta. Romani në fjalë konsiderohet se ka thyer një rekord shitjesh, deri në 15 mijë kopje me 5 ribotime. Ndërkohë që për subjektin e tij dhe për aspekte të tjera letrare dhe jo të tilla, janë hedhur në tregun mediatik mbi 100 shkrime e prononcime. Për botuesin, shkak i interesit të jashtëzakonshëm vijon të provokojë libri i Blushit, është tema delikate dhe tradicionalisht
"tabu" që ai ka trajtuar, pikëvështrimi jokonformist dhe jozyrtar ndaj periudhave të caktuara të historisë së Shqipërisë dhe disa figurave të njohura të saj në Mesjetë, një refleksion origjinal për procesin e gjatë dhe të komplikuar të bashkëjetesës midis feve në Shqipëri dhe identitetin e shqiptarëve etj. E të gjitha këto, sipas botuesit, janë të trajtuara mjeshtërisht nga ana artistike, me një stil dhe mënyrë rrëfimi sa origjinale aq dhe të magjishme.
Nga Gazeta Shqip