Kombëtarja islandeze ishte pa dyshim surpriza më e bukur në "Euro 2016", teksa të besuarit e Lagerbakut arritën deri në fazën gjysmëfinale, duke u eliminuar të dielën nga vendësit e Francës.
Mirëpo, shteti i vogël nuk dorëzohet nga misioni për të "pushtuar" Europën dhe, pasi nuk arriti dot ta bënte me anë të futbollit, tani synon ta bëjë me bukurinë.
Bukuroshja islandeze, Arna Jonsdotir, e cila fitoi kurorën "Miss Islanda 2015", është cilësuar nga ekspertët favoritja kryesore për të rrëmbyer në gusht kurorën e "Miss Europës".