Islanda arriti një rezultat historik në finalet e një europiani, duke u kualifikuar për në 1/8-at pas fitores që mori këtë të mërkurë ndaj Austrisë (2-1).
Goli i dytë u shënua në minutat shtesë dhe skuadra bashkë me tifozët e këtij ekipi u ngritën në festë. Por këtij rezultati nuk iu përmbajt as komentatori islandez që transmetonte sfidën.
Ai shfaqet tepër i entuziazmuar në komentet e tij që me nisjen e aksionit dhe deri pas shënimit të golit.
Kur gjithçka kishte mbaruar në fushë, zëri i komentatorit ndërpritet papritur dhe portalet që publikuan videon ngritën pikëpyetjen për shëndetin e tij.