Islanda toka e zjarrit dhe e akullit
- Botuar: 14 vite më parë
- Shkruar nga:
Në Island, uji i nëndheshëm gjeotermik (i ngrohtë prej natyre) transportohet drejtpërdrejtë me tubacione nëpër shtëpi. Vendi shtrihet mbi Kreshtën Malore Mesatlantike, një thyerje tektonike në koren e Tokës , prej së cilës del vazhdimisht magmë e nxehtë dhe lavë. Nxehtësia e nëndheshme e vullkaneve përdoret për të prodhuar pjesën më të madhe të energjisë elektrike në Islandë.
FAKTE
Islanda
01. Vikingët ishin kolonët e parë që arritën atje nga Norvegjia, në shekullin IX.
02. Islanda ndodhet në Atlantikun e Veriut dhe është shteti në skajin më perëndimor të Evropës.
03. Ajo shtrihet pranë Rrethit të Arktikut por ka klimë më të butë, falë ujërave të ngrohta të Golfstrimit.
04. Fqinji më i afërt është Groenlanda, 287 km larg.
05. Shumica e islandezëve jetojnë në zonat bregdetare. Qendra e pabanuar e ishullit është e mbuluar me pllaja dhe me male shkëmborë.
Në vitin 985, Eriku i Kuq u largua nga Islanda për të pushtuar një koloni në Groenlandë. Në vitin 1002, djali i tij Leif Erikson (poshtë) zbarkoi në Amerikën e Veriut, në një vend që e quajti Vinland rreth 500 vjet më parë sa Kristofor Kolombi të shkelte atje.
Toka e zjarrit dhe e akullit
Në Islandë akullnajat mbulojnë më shumë se 11 për qind të sipërfaqes.
Akullnaja më e madhe Vatnajokula mbulon një sipërfaqe prej 8.100 km 2.
Në Islandë ndodhen mbi 100 vullkane dhe rreth 30 prej tyre janë aktive.
Në Islandë një vullkan shpërthen mesatarisht një herë në pesë vjet.
Vullkani më i famshëm i Islandës, Mount Hekla ka shpërthyer 18 herë në 1000 vjetët e fundit.
Pesë njohuri mbi gejzerët:
01 Gejzerët janë burime me ujëra të nxehta, që shpërthejnë si shatërvan në zona vullkanike.
02 Në Islandë ka rreth 200 gejzerë.
03 Gejzeri më i famshëm i Islandës , Strokuri hedh ujë çdo pesë minuta.
04 Në botë ka rreth 1000 gejzerë aktivë.
05 Më shumë se gjysma e tyre ndodhen në Parkun Kombëtar Jellouston në SHBA
Laguna Blu
Njerëzit lahen gjatë gjithë vitit në Lagunën Blu, madje edhe kur bie dëborë.
Temperatura e ujit është rreth 38 0C.
Kripa, mineralet dhe algat i japin ujit ngjyrën blu.
Thuhet se balta e bardhë që përvijon lagunën, bën mirë për disa sëmundje të lëkurës
Uji gjeotremal del nga vrima të thella të nëndheshme. Meqënëse përdoret për të prodhuar energji elektrike për një stacion elektrik aty pranë, uji ftohet përpara se të mbërrijë në lagunë.
EMRAT E ISLANDEZËVE
Në Islandë , pas emrit vjen emri i babait. Nëse një vajzë e ka emrin Gudrun dhe babi i saj quhet Magnus, atëhere emri i saj i plotë do të ishte Gudrun Magnusdottir (Gudruni , vajza e Magnusit, vëllai i saj do të quhej Olaf Magnusson (Olafi i biri i Magnusit).
Pesë gjëra që ndoshta nuk i dini për Islandën
Sporti kombëtar është glima, një lloj mundje vikinge që është praktikuar qysh në shekullin XII.
Gjuha ilsandishte e ka prejardhjen nga gjuha e sagave që rrëfejnë historitë e familjeve të kolonëve të parë islandezë.
Në Islandë botohen më shumë libra dhe revista për njeri se në çdo vend tjetër të botës.
Në numeratorin telefonik , njerëzit janë të renditur jo sipas mbiemrit por sipas emrit.
I themeluar më 930, Parlamenti i Islandës Althing është më i vjetri në botë.
Me numra
2 është numri i orëve me diell në një ditë dhjetori.
90 përqind e shtëpive në Islandë kanë ngrohje gjeotermike.
1.339 km gjatësia e rrugës 1, unaza e Islandës.
80.000 numri i kuajve poni në Islandë.
306.000 popullsia e Islandës.
Krijimi i një ishulli
Në vitin 1963 një shpërthim i fuqishëm në brigjet e Islandës ishte shenja e parë se nga deti po lindte një ishull i ri vullkanik. Ai mori emrin Surtsei, prej Surturit perëndisë skandinave të zjarrit dhe tani është 150 m i lartë.
Tormaturi është një bufe tradicionale e cila shtrohet gjatë festave të gjata dimërore në Islandë, ku shërbehet pastërma qengji, kokë deleje e pjekur, gjizë salsiçe, salmon i tymosur dhe mish peshkaqeni.
Pesë kafshë islandeze
Dhelpra e arktikut
I vetmi gjitar me prejardhje nga Islanda
Poni (kalushi) islandez
Këto kafshë të forta u sollën në Islandë nga vikingët.
Qen stani islandezë
Edhe ky u soll nga vikingët dhe përdoret edhe sot e kësaj dite për të ruajtur kopenë.
Shqiponja bishtbardhë e detit.
Shpendi grabitqar më i madh i Islandës
Pufini
Në Islandë gëlojnë miliona pufinë.