Duke cituar autorin, figura e Kadaresë në këtë vepër prezantohet si e një "takticieni brilant, i cili ia doli mbanë të mbijetonte në regjimin më të ashpër dhe shtypës të të gjitha regjimeve. Mund të thoni se Kadareja, të cilin e kam intervistuar dhe takuar shoqërisht në raste të ndryshme, ishte si Shehrezadja. Ai e mbajti veten dhe popullin shqiptar të gjallë me rrëfimet e tij." Dhe më tej: "Kadareja shkroi romane që në sipërfaqe nuk e kundërshtonin diktaturën, por nëse njerëzit lexonin mes rreshtave, ata do të mësonin shumë për veten dhe për situatën ku ndodheshin. Kadareja ishte nemesesi (Nemesis - Perëndesha e hakmarrjes) i diktatorit. Ai e pa veten si në një ndeshje me Hoxhën për Shqipërinë." Vëllimi i dyti i studimit të prof. Morgan-it do të përqendrohet në jetën e Kadaresë nga viti 1990 deri në ditët e sotme. Ai ka marrë një mbështetje financiare prej 200.000$ nga Këshilli Australian i Studimeve për të përfunduar Kadareja postkomunist:
Shqipëria, Ballkani dhe Europa në veprën e Ismail Kadaresë. Xhelozia, kripa në gjellë Nëse keni dëshire të mendoni rreth çështjeve që shtron xhelozia, jeni përzemërsisht të ftuar nga trupat teatrore të studentëve të Universitetit te Tiranës dhe të atij të Durrësit. Ftesa për komedinë "Cafe Xhelosucht", është e vlefshme për tre net, në Tiranë dhe Durrës. Prezantohen një larmi tekstesh të shkrimtarëve më të njohur shqiptarë dhe gjermanë, si dhe një përzierje dialogësh dhe poezish nga vetë studentët. Është përgatitur nga Charlotte Siegerstetter, pedagoge në Universitetin "Aleksandër Moisiu" në Durrës së bashku me një kolegun e saj gjerman, pedagog në Universitetin e Tiranës. Është një bashkëpunimin gjermano-shqiptar për tre shfaqje më 30-31 janar ora 19.00 në Teatrin e Metropolit dhe më 2 shkurt ora 18:00, në Pallatin e Kulturës, Durrës.