Ismail Kadare kandidat per cmimin Europian te Letersise 2014

Ismail Kadare kandidat per cmimin Europian te Letersise 2014

Ky çmim që jepet për të katërtin vit me radhë shoqërohet me shpërblimin monetar 10 mijë euro për shkrimtarin dhe 5 mijë euro për përkthyesin Shkrimtari i madh Ismail Kadare është përfshirë në listën e pesë kandidatëve për t’u nderuar me çmimin europian të letërsisë për vitin 2014. Kadare, është kandiduar për çmimin europian që do të ndahet më 7 shtator në Amsteradam të Holandës për veprën “E penguara”. Çmimi europian për letërsinë është nismë e Fondacionit holandez për Letërsinë, të Qendrës Akademike dhe Kulturore, librarisë De Groene Amsterdammer dhe Athenaeum dhe mbështetet me fonde nga

 

Fondacioni Hollandez për Letërsinë dhe Fondi Lira.

 

Ky çmim që jepet për të katërtin vit me radhë shoqërohet me shpërblimin monetar 10 mijë euro për shkrimtarin dhe 5 mijë euro për përkthyesin. Kandidatët e përkthyer në gjuhën holandeze janë Ismail Kadare me “E penguara” përkthyer nga shqipja prej Roel Schuyt dhe botues Van Gennep (“E Penguara”, Ismail Kadare, translated from Albania by Roel Schuyt (Publisher: Van Gennep);

 

- “Fluturimi” BY” i Jezu Carrasco, përkthyer nga spanjishtja prej Arie van der ëal dhe botues Meulenhoff (The flight BY Jesus Carrasco, translated from Spanish by Arie van der ëal (Publisher: Meulenhoff);

 

-“Predikimi i rënies së Romës” të Jerome Ferrari, përkthyer nga frëngjishtja prej Jan Pieter van der Star dhe Reintje Ghoos dhe botues The Busy Bee (The sermon of the fall of Rome of Jerome Ferrari, translated from French by Jan Pieter van der Star and Reintje Ghoos (Publisher: The Busy Bee);

 

-“Q… Amerika” të Edgar Hilsenrath, përkthyer nga gjermanishtja prej Elly Schippers dhe botues ANTHOS (Fuck America by Edgar Hilsenrath, translated from German by Elly Schippers (Publisher: Anthos);

 

-“Pale Niko” të Tomek Tryzna, përkthyer nga polonishtja prej Karol Lesman dhe botues De Geus (“Pale Niko” by  Tomek Tryzna, translated from Polish by Karol Lesman (Publisher: De Geus).


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama