Ismail Kadare vleresohet me Cmimin e Jerusalemit Rama Kurdo flitet per te shihemi me respekt

Ismail Kadare vleresohet me 'Cmimin e Jerusalemit', Rama: Kurdo flitet per te, shihemi me respekt

Shkrimtari i madh Ismail Kadare është vlerësuar dje me çmimin prestigjioz ‘Çmimi i Jerusalemit’ që i është dorëzuar nga vetë presidenti izraelit Reuven Rivlin. Çmimi prestigjioz, shkrimtarit tonë, disa herë i dominuar për çmimin ‘Nobel’ iu dha me rastin e Panairit Ndërkombëtar të Librit.

Kryeministri i vendit, Edi Rama përmes një postimi në faqen e vet zyrtare në Facebook ka uruar shkrimtarin për çmimin e rëndësishëm, ndërsa ka shprehur edhe mirënjohjen për përfaqësimin dinjitoz që ai i bën Shqipërisë në botë.

“Urime Ismail Kadarese per çmimin prestigjioz qe i’u dha dje ne Jeruzalem! Kurdo qe flitet e duartrokitet per te, Shqiperia shihet me respekt”, shkruan Rama në Facebook.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama