Itali Arrestohet boksieri Orial Kolaj mblidhte taksat per Kazalezet

Itali: Arrestohet boksieri Orial Kolaj, 'mblidhte taksat' per Kazalezet

Autoritetet italiane kanë arrestuar ditën e djeshme, boksierin e njohur shqiptarë Orial Kolaj, i njohur ndryshe si ”makina e luftës” dhe i shpallur kampion në Itali. Sipas mediave italiane, që i referohen burimeve policore, Kolaj ishte i përfshirë në klanin e mafies napolitane dhe mblidhte të ashtu quajtura “taksa” për klanin mafioz të Kazalezëve.

Së bashku me boksierin shqiptar akuzohen edhe 14 shtetas italianë të quajtur grupi “boksierëve” për disa vepra penale, ndërsa gjatë kontrollit këtij grupi iu sekuestrua një pasuri me vlerën e 30 milionë euro. Grupi mafioz kishte vendosur kontrollin në disa salla lojërash fati dhe bastesh. Orial Kolaj është 29 vjeç nga Lezha, prej vitesh jeton në Lombardi ndërsa ka fituar shumë kampionate në shtetin italian.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama