Sot kur fëmija është pak më shumë se 1 vjeç, në kishën Santa Francesca Romana në Romë, ai ecën përkrah kortezhit mortor për të përcjellë për në banesën e fundit nënën e tij, e cila dha jetën për ta sjellë në dritë. Chiara ishte njohur me të shoqin e saj Enrico gjatë një udhëtimi në Medjugorje. Martesa në vitin 2008 bëri që çifti të priste të sillte në jetë fëmijën e parë, Maria.
Ekografitë e para tregojnë një deformim të fetusit, pasi ajo nuk ishte formuar plotësisht dhe nëse lindte do jetonte pak. Chiara nuk donte të abortonte dhe sjell në jetë vogëlushen. Gjysëm ore.. ishte kjo gjithë koha që e vogla jetoi. Por pak më vonë Chiara mbetet sërish shtatzënë. Në barkun e saj ndodhet Davide, fëmija i cili sërish nuk ishte i saktë, i mungonin këmbët dhe duart....lind edhe ai por jeton vetëm pak orë.
Edhe pas vdekjes së dy fëmijëve Chiara dhe Enrico nuk dorëzohen, ajo ngelet shtatzënë për të tretën herë me Francescon. Këtë herë fëmija është i shëndetshëm, por është Chiara ajo që ka probleme, e cila në muajin e pestë të shtatzënisë pikas kancer në gjuhë. Përballë saj gjenden dy zgjidhje, të kurohet dhe të lërë që fëmijë të vdesë, ose të vdesë ajo dhe të shpëtojë fëmija.
Zgjedhja e saj nuk i habiti miqtë dhe të afërmit e saj, me të cilët organizoi një udhëtim pak para vdekjes në Medjugorje. Ditët e fundit, sipas dëshmive të familjarëve ajo nuk mendonte për vdekjen, por vetëm për një gjë “Si do jetë Parajsa?”.