Itali Luan ruleten ruse shqiptari qellon veten ne koke

Itali: Luan ruleten ruse, shqiptari qellon veten ne koke

Qëllohet në kokë duke luajtur ruletën ruse në gjendje të dehur. Kjo ka ndodhur pak mëngjesin e sotëm në Firence dhe protagonist është një shqiptar 20-vjeçar me emrin Amarildo Mehmeti. E vetmja plagë e rëndë është në kokë, tëmth, ku kishte vendosur edhe armën i riu. Ai ishte në banesën e tij në gjendje të dehur kur ka qëlluar me pistoletë. Arma, një pistoletë me mulli, kalibër 38 milimetrash, ka rezultuar e vjedhur në një banesë në Settime dhe ishte nxjerrë nga një kasafortë për të luajtur ruletën ruse. Karabinierët kanë lëshuar një urdhër-arresti ndaj të plagosurit, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia ka ndërtuar ngjarjen, pas dëshmisë së dhënë nga një shok i të plagosurit. Sipas tij, herën e parë pistoleta Mehmeti e kishte drejtuar në kofshë, ka qëlluar bosh por herën e dytë ai e ka vendosur armën në kokë, duke qëlluar veten me plumb e duke u plagosur rëndë. Ai është dërguar me urgjencë për në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama