Itali Ministri Panariti merr titullin Honoris Causa nga Universiteti i Peruxhias

paliTIRANE, 22 Tetor /ATSH/- Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Edmond Panariti u nderua të enjten në Peruxhia të Italisë me titullin "Honoris Causa" nga Universiteti i Peruxhias në Mjekësi Veterinare.

Me këtë rast, në Universitetin e Peruxhias u organizua ceremonia për dorëzimin e titullit akademik, ministrit Panariti, i cili mbajti dhe një fjalë përshëndetëse.

Universiteti i Peruxhias, është ndër universitetet më të vjetra në Europë i themeluar në vitin 1308. Në vitin 2014 - 2015, u shpall si Universiteti më i mirë ndër universitetet e mëdhenj të Italisë. Po këtë vit ky universitet i dha titullin Doktor Honoris Causa në financa, Presidentit të Bankës Qendrore Europiane Mario Draghi.e.xh/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama