Sic e kishin parashikuar kritiket dhe specialistet, brenda nje kohe te shkurter, grupi rock pop La fame di Camilla doli nga hija amatoriale dhe mberriti ne kanalet me te rendesishme te muzikes italiane. Keto dite radiot kryesore italiane kane filluar te transmetojne diskun e ketij grupi, te prodhuar nga shtepia e njohur diskografike Universal. Lideri i grupit eshte 28 vjecari Ermal Meta me origjine nga Fieri dhe qe jeton prej 14 vjetesh ne Itali. Ne kete veper te pare, Ermali nuk ka harruar te fuse dicka nga Shqiperia. Disku mbyllet me kengen “Ne doren tende” te kenduar ne shqip. Tingujt emocionues te kitares krijojne nje atmosfere te embel, me tone nostalgjie. Ermali shprehet per Top Channel se pikerisht kenga ne shqip duket se eshte me e preferuara nga publiku. Megjithese tanime i jane hapur perspektiva te medha ne Itali, ia thote se ka shume deshire te kendoje ne nje skene shqiptare.