Itali ndalohet miqesia mesues-nxenes ne Facebook

Itali, ndalohet miqesia mesues-nxenes ne Facebook
Mësuesit dhe nxënësit nuk mund të jenë shokë në Facebook. Kështu ka vendosur drejtoria e një shkolle të mesme në Albisola të Italisë. Rregulli ka ngjallur diskutime brenda dhe jashtë mureve të shkollës edhe pse nuk është një e re. Verën e kaluar, në Misuri të SHBA-së është aplikuar një rregull i tillë, gjë që shkaktoi edhe protesta nga nxënësit. Por, në rastin e Italisë duket se shumica e nxënësve dhe pedagogëve janë dakord me këtë. Nga ana e tyre, nxënësit e shohin miqësinë në rrjetet sociale me mësuesit si një ndërhyrje të mëtejshme në jetën e tyre private dhe një kontroll bezdisës. Sipas ‘Repubblica’, edhe pedagogët e pëlqejnë këtë rregull. “Nuk dua të shoh ato që shkruajnë. Janë naivë dhe nuk e kuptojnë se sa rrezikojnë kur shkruajnë se mungojnë në shkollë për të evituar provimin apo kur shkruajnë se pinë hashash”, shprehet profesori Ermanno Ferretti.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama