Itali zbulohet fytyra e djallit ne nje afresk shekullor

Itali, zbulohet fytyra e djallit ne nje afresk shekullor
Një fytyrë djalli e fshehur prej shekujsh me radhë është zbuluar në një afresk të mjeshtrit italian, që i përkiste periudhës së rilindjes, Giotto. Një historian arti italian, Chiara Frugoni, e dalloi profilin e djallit në retë e afreskut. Afresku gjendet prej kohësh në bazilikën e Shën Françeskos në Asizi, Itali. Një fytyrë, me hundë të përkulur dhe një buzëqeshje cinike, portreti është i vështirë të shihet nga toka. Afresku, që tregon vdekjen e  Shën Françeskut, daton në shekullin e 13-të. Giotto di Bondone është parë si një nga artistët më të mirë të periudhës së hershme të Rilindjes.

Frugoni tha se edhe Andrea Mantegna një tjetër artist ka fshehur një portret në re, në një vepër që i përket shekullit të 15-të. Në pikturën e tij të Shën Sebastianit,  punuar në 1460, ka një re tek e cila zbulohet një kalorës misterioz. Bazilika e Asizit për herë të fundit është restauruar në vitin 1997, pas dëmeve që shkaktoi një tërmet po atë vit. Shefi i restauruesve të bazilikës, Sergio Fusetti, tha se imazhi i djallit mund të ketë qenë një shaka e Giottos.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama