UPDATE/ Belgjika dhe Italia përballen mbrëmjen e së hënës (ora 21:00) në Lion të Francës, në kuadër të takimeve të para finaliste për "Euro 2016".
Pjesa e parë
Italia dominoi në pjesën e parë ndaj Belgjikës duke fituar me rezultatin 0-1. Goli u shënua nga Xhakerini në minutën e 32´ të lojës.
Në 25 minutat e para belgët kryesuan me mbajtjen e topit, duke tentuar me gjuajtje nga disataca, por italianët u mbyllëm mirë në mbrojtje dhe nuk lejuan shumë hapësira për kundërshtarët.
Me kalimin e minutave djemtë e Kontes fituan epërsi në fushë duke gjetur edhe golin e avantazhit.
Pas barazimit mes Irlandës dhe Suedisë më rezultatin 1-1, si belgët ashtu edhe "axurrët" kërkojnë pikë për kryesimin e grupit.
Bilanci i 10 ndeshjeve të fundit flet për Italinë. Skuadra e drejtuar nga Antonio Konte numëron 6 fitore, 2 barazime dhe po aq humbje.
Luhet pjesa e dytë:
Belgjikë-Itali 0-2
Gol: Xhakerini 32´, Pele 92´