Klaudio Markizio do t'i mungojë Juventusit dhe Kombëtares italiane të futbollit në "Euro 2016". Mesfushori doli me barela nga fusha dhe me duar mbi fytyrë, pas dëmtimit që pësoi në minutën e 15´ në ndeshjen Juventus-Palermo (4-0).
Ai pati një kontakt me Vaskuqez në fushë dhe për pasojë 'këputi ligamentin e gjurit të majtë'. Mediat italiane thonë se kjo do t'i shkaktojë atij humbjen e ndeshjeve të ardhshme me Juvensin dhe me Kombëtaren italiane në Europian.
"Në ditët e ardhshme futbollisti do t'i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale",-thuhet në komunikatën zyrtare të klubit bardhezi. Pas dëmtimit të Markizios ka reaguar edhe trajneri Alegri, duke i uruar rikuperim të shpejtë atij.