UPDATE/ Italia është kualifikuar që në ndeshjen e dytë në grupe për në 1/8 e "Euro 2016". "Axurrët" siguruan kualifikimin pas fitores që arritën pasditen e së premtes me rezultatin 1-0 ndaj Suedisë. Goli i vetëm i këtij takimi u realizua nga Eder në minutën e 88´ të pjesës së dytë.
Italianët u shfaqën më kërkues ndaj golit në pjesën e dytë. Rastin më të mirë për gol e kishin italianët në minutën e 82´. Një top i harkuar nga Xhakerini në zonë goditet me kokë nga Parolo, por topi përfundon në traverse.
Pjesa e parë
Pak emocione në pjesën e parë. Italianët dhe suedezët zhvilluan një lojë të kujdesshme në 45´ duke mos lejuar shumë hapësira në portat respektive.
Suedia u shfaq më kërkuese ndaj golit duke qarkulluar më shumë topin. Italianët lëshuan në mbajtjen e topit (43 me 57 %), ndërsa Eder dhe Pele ishin larg rrezikut për portën kundërshtare. Ibraimoviç nga krahu tjetër ishte nën mbrojtjen e rreptë të "axurrëve".
Pak ditë më parë Suedia barazoi 1-1 me Republikën e Irlandës dhe përballja me Italinë cilësohet si sfida më e vështirë e Grupit E.
Suksesi kundër Suedisë do të sillte një gëzim të dyfishtë, pasi në të njëjtën kohë Italia do hakmerrej edhe për eliminimin në Europianin e vitit 2004. Ndërsa Suedia kërkon fitoren për të kapur kreun, pasi aktualisht ndodhen në vendin e dytë me 1 pikë.
Rezultati final:
Itali - Suedi 1 - 0
Gol: Eder 88´
Vijon...