Antonio Konte nuk përmbahet në stol. Goli i Xhakerinit në minutën e 32´ të pjesës së parë në ndeshjen Belgjikë-Itali u prit me shumë entuziazëm në radhët e "axurrëve", aq sa trajneri u lëndua në fytyrë.
Mediat italiane shkruajnë se Konte u godit nga Zaza dhe menjëherë më pas atij i erdhi në ndihmë mjeku i stafit, Kastelaci.
Belgjika dhe Italia përballen mes tyre mbrëmjen e së hënës (ora 21:00) në takimin e vlefshëm për Grupin E në finalet e "Francë 2016".