Italia shkaterron celulen e ISIS-it ne pranga edhe 2 shqiptare

Italia shkaterron celulen e ISIS-it, ne pranga edhe 2 shqiptare

Policia italiane ka shkatërruar një celulë terroriste që kishte lidhje me të ashtuquajturin Shtetin Islamik, duke vënë në pranga 3 persona, dy prej të cilëve shqiptarë. Grupimi vepronte në mënyrë të organizuar midis Italisë dhe Ballkanit. Sipas medieve italiane grupi ishte ngarkuar me rekrutimin e luftëtarëve për të luftuar në Siri. Shqiptarët e arrestuar ish xhaxha dhe nip. Arrestimet janë kryer në provincën e Torinos si dhe në Shqipëri. Ndërkohë në kuadër të këtij operacioni janë duke u kryer kontrolle edhe në Lombardi, Piemonte dhe Toscana, pasi dyshohet se në përbërje të kësaj celule ka shumë persona.

Mësohet se masat e arrestit janë lëshuar nga Gjykata e Brescias kundër dy shtetasve shqiptarë xhaxha dhe nip, njëri prej të cilëve është rezident në Shqipëri, ndërsa tjetri në Torino. I arrestuari i tretë është një shtetas Italian me origjinë marokene. Hetimi i këtij grupi kishte nisur prej dy vitesh dhe pasi janë mbledhur mjaftueshëm prova që tregonin aktivitetin e tyre, u vendos që grupi të goditej. Ndërkohë mësohet se në kuadër të të njëtit operacion po kryhet një aksion edhe në Shqipëri, në zonën e Tiranës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama