Për të kursyer para për pagat, kompani të ndryshme i besojnë operatorëve të Shqipërisë dhe të Rumanisë. Tani punonjësit e gjigantëve të industrisë italiane do të dalin në rrugë për të shfaqur problemin e tyre, por gjithashtu edhe për tu bërë të ditur qytetarëve se çfarë rrezikojnë, duke nisur nga ajo që është kryesore, mbrojtja e privatësisë dhe e të dhënave të ndjeshme.
Luçia Torrise, e cila punon në call center-in, Visiant di Catania, njësoj si 80 mijë kolegë të saj të shpërndarë në të gjithë Italinë, i trembet faktit që në të ardhmen, puna e saj do të zhduket për shkak të zhvendosjes që këto kompani kanë kryer në Shqipëri dhe në Rumani.
“Me 1000 euro që më paguajnë mua, në Shqipëri arrijnë të paguajnë 3 persona.
Nëse qeveria nuk bën diçka për industrinë tonë, ne jemi të destinuar për t’u zhdukur”,-thotë Torrise.
Po rritet gjithnjë e më shumë numri i operatorëve që përgjigjen nga ana tjetër e Adriatikut, nga Tunizia dhe nga Rumania dhe neve ndërkohë po na shkurtohen pagat dhe po na ndërlikohen gjërat.
Për t’i thënë jo kësaj, punonjësit kanë organizuar një demonstratë për në datën 4 qershor, që do të mbahet në Romë, që është dhe Dita e Jo Zhvendosjes.
Janë në rrezik 80000 punëtorë nga veriu në jug, me një faturim që kap shifrën e 1.3 miliard eurove.
Umberto Costamagna, president i “Confindustria Assocontact” dhe titullari kompanisë telefonike “Call & Call” shpjegon se në qoftë se shumëfishohen 45 qindarka italiane për 40 minuta mesatarisht që flitet gjatë një ore, rezulton një shpërblim prej 18 eurosh në orë dhe ne duhet të dimë faktin që një operator i nivelit të tretë kushton 17.8 euro në orë, dhe këtu duhet të shtohet dhe kostoja e qirasë, shpenzimet dhe shumë zbritje të tjera në krahasim me ankandin. Me pak fjalë,Komunës së Milanos,ashtu si shumë administratave të tjera që marrin pjesë në gara të ngjashme si këto, u thuhet që m und të fitojnë më shumë vetëm ata punojnë nën kontratat kombëtare.
Pavarësisht këtij fakti të hidhur për punonjësit italianë, mund të themi që për Shqipërinë, hapja e këtyre kompanive telefonike është një mundësi e mirë për të rinjtë shqiptarë, pasi dihet tashmë që një nga problemet kryesore e të rinjve është gjetja e një pune.