Italianet shtepiaket me te deshperuara

Italianet shtëpiaket më të dëshpëruara
Shtëpiaket italiane janë më të dëshpëruarat në Evropë, thonë rezultatet e një hulumtimi përmes të cilit janë anketuar 4.000 shtëpiake nga vendet e kontinentit të vjetër. Anketa është titulluar “Femrat dhe kualiteti i jetës”, ndërsa 76 për qind e shtëpiakeve italiane kanë deklaruar se nuk janë të lumtura me mënyrën e tyre jetësore. Se nuk janë të lumtura kanë deklaruar edhe 63 për qind e shtëpiakeve spanjolle, 57 për qind e atyre franceze dhe 51 për qind e atyre në Britani të Madhe. Më pak, 47 për qind, shtëpiake të dëshpëruara ka në Gjermani. Italianet pjesëmarrëse në këtë hulumtim kanë thënë se shqetësohen nga kriza ekonomike dhe se janë të palumtura që nuk mund të gjejnë punë me honorar. Po të mund ta kthenin kohën, gjysma e italianeve të anketuara kanë deklaruar se nuk do të martoheshin, ndërsa 2/3 e tyre kanë thënë se asnjëherë nuk do të lindnin fëmijë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama