Itika

Itaka fle nen qiellin e shtatorit.
Ullinjte si gra qe presin burrat e vonuar ngjajne.
Mua me merr malli per shtepine larg,
per nje grua qe s'do te mbylle syte kete nate
ne Tirane.
Me ndihmo, Odise! Flake tutje mantelen
e legjendes!
Me thuaj nje fjale te mencur, te ngrohte.
Rruget fillojne, humbasin, vrapojne, zhduken
me te ngaterruara se radhet e trikos
se Penelopes.

Rruge, rruge, rruge...
Drejt lindjes, drejt perendimit,
drejt Jonit, drejt Egjeut.
Kohet vertet moderne jane
po fillin prape mund ta humbasesh
si ne shekullin e Odiseut.

Cila, pra me con ne Itaken time?
Cila fjale e qeteson gruan qe pret?
Larg nga sirenat e detit qe prape klithin histerike,
larg nga Circet e shekullit te njezet!

Une kete rruge s'e humbas!
Do ta gjej dhe ne qofsha i verber!

Te gjithe jemi nga pak Odise;
ne mos pacim Penelope,
nje Itake e kemi patjeter!

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama