Ivica Dacic nuk e pret mire fjalimin e Rames

Ivica Dacic nuk e pret mire fjalimin e Rames

Deklarata e kryeministrit Edi Rama për Kosovën ka shkaktuar zemërim të madh në Serbi. Kjo u u pa gjatë konferencës për shtyp të dy kryeministrave, por edhe gjatë reagimeve të pjestarëve të tjerë të delegacioneve që ndodheshin të pranishëm.

Një prej tyre ishte edhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic, i cili njihet për qëndrimet e tij radikale ndaj Kosovës dhe shqiptarëve. Në foto shihet qartë se Dacic nuk e ka pritur aspak mirë deklaratën e Ramës për Kosovën dhe duket mjaft i tensionuar. Ndërkohë i qetë duket ministri ynë i Jashtëm, Ditmir Bushati i cili shihet duke kontrolluar orën ndoshta edhe për shkak të fjalimit të gjatë që mbajti kryeministri Rama.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama