Izrael Hortikultura prodhohet domatja e zeze

Izrael: Hortikultura, prodhohet domatja e zeze
Edhe pse nuk ka asgjë që nuk shkon me prodhimet natyrore, krijimet e frutave dhe perimeve hibride po hyjnë në treg gjithnjë e më shumë. Kërkuesit në hortikulturën izraelite kanë shpikur një lloj të ri domateje, e cila është e kuqe nga brenda, por e zezë nga jashtë. Për të krijuar domaten “Black Galaxy” (Galaksia e zezë), kultivuesit kanë kryqëzuar me varietete të egra. Ngjyra e errët vjen nga një pigment i ngjashëm me atë që gjendet te boronicat.

Pigmenti është foto-sensitiv, kështu që sa më gjatë të qëndrojë domatja në diell, aq më e zezë bëhet. Kompania që ka prodhuar këtë domate të zezë, “Technological Seeds”, e specializuar nw prodhimet hibride, thotë se këto domate janë në avantazh sepse i kanë të gjithë antioksiduesit. Domatja do të tregtohet fillimisht vetëm në tregun e hoteleve luksoze për shkak të ngjyrës së saj unike. Domatja e çuditshme do të prezantohet javën e ardhshme në panairin “Arava Agricultural R&D”. Në këtë panair do të prezantohen edhe limonët pa fara, një lloj i ri luleshtrydhesh, limona të kuq dhe karota me shumë ngjyra: e verdhë, e purpurt dhe rozë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama