Por, gjykata vendosi se Brodi, kishte urdhëruar me vullnetin e tij se shumica e dokumenteve që ai ia kishte dhënë sekretares, duhet të shkonin në një arkiv publik. Kritikët besojnë se dokumentet mund të përfshijnë dorëshkrimet e Brodit, që do të mund të hidhnin dritë mbi jetën e Kafkës dhe kohën e kaluar në Pragë.
“Procesi”, “Kështjella” dhe “Amerika” janë veprat e Kafkës të botuara pas vdekjes së tij, pasi që Brodi, që është edhe biografi i tij, ka injoruar testamentin e shkrimtarit hebre të lindur në Pragë, që të gjitha dorëshkrimet e papublikuara të digjeshin. Në vitin 1939 Brod iku nga nazistët, duke marrë trenin e fundit nga Praga me një valixhe të letrave të Kafkës nën krahun e tij. Pas vdekjes së Brodit në Izrael në vitin 1968, arkivi iu kalua Esther Hoffes.