Ja 4 shenja per te kuptuar sa gjate do te jetojme

Ja 4 shenja per te kuptuar sa gjate do te jetojme
Kur diskutohet në lidhje me një jetesë sa më të gjatë dhe kjo pa ndikim nga sëmundjet, janë disa të dhëna që mund të cilësohen si më të mundshme për të përcaktuar këtë mundësi. Sa për të pasur një ide më të qartë, mund të përmendim se të gjithë janë të parimit që ata persona që shpenzojnë gjatë ditës së tyre 30 minuta vrapim dhe ushqehen mirë, janë më të predispozuar të jetojnë më gjatë se sa ata që janë duhanpirës dhe mbipeshë.

Në këtë mënyrë është realizuar një listë e  veçorive që mund të jenë ndikuese në jetëgjatësinë e një personi. Por më poshtë ju do të gjeni katër rregulla të cilat mundësojnë të kuptoni se sa jetë gjatë jeni:

1. Rregullsia në lindje

Nuk ka prova bindëse të caktuara, por studime të ndryshme tregojnë se mashkulli i parë që lind tek një cift, është më i ekspozuar ndaj niveleve të larta të estrogjenit dhe diçka e tillë rrit mundësinë për të pasur kancer në testikuj.

Vëllezërit dhe motrat më të mëdhenj në moshë me sa duket janë më të prirur për t'u prekur nga leucemia. Shkaku në lidhje me këtë tendencë mund të vijë si rrjedhojë e kontaktit të shumtë me baktere dhe viruse.

2. Gjatësia e gishtërinjve

Disa studime kanë konfrontuar një grup prej 1 mijë e 500 personash me kancer, me 3 mijë të tjerë të zgjedhur rastësisht.

Duke mos pasur parasysh historinë e tyre familjare dhe shumë faktorë të tjerë, është zbuluar se ata persona që ishin më shumë se 60 vjeç kishin gishtin tregues më të gjatë se ai i unazës dhe rezultuan se kanë një mundësi prej 33% më pak mundësi për t'u prekur nga kanceri në prostatë.

3. Shtrëngimi i dorës

Sipas studimeve të shumta që janë kryer me kalimin e viteve, forca e shtrëngimit të duarve është një prej faktorëve më të rëndësishëm në gjendjen shëndetësore në moshën e madhe. Meshkujt që kanë një shtrëngim dore të dobët vuajnë handikapin dyfish krahasuar me ata që kanë një shtrëngim dore të fortë. Ndërsa në një studim tjetër që janë përfshirë dhe femra, sërish ka rezultuar se një shtrëngim i fortë i duarve është si tregues për një jetë më të gjatë.

4. Rënia e flokëve

Studime të kryera në Shkollën Mjekësore të Harvard kanë provuar se si rënia e flokëve është e lidhur ngushtë me sëmundjet e zemrës. Veçanërisht tek meshkujt, rreth 36% e tyre kanë probabilitet për t'u prekur nga sëmundjet kardiake.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama