Driteroi mbeshtet greven
Deputete greviste i derguan dje nje buqete me lule shkrimtarit te madh dhe ish-politikanit te Partise Socialiste, Dritero Agolli. Lulet u dorezuan nga Namik Dokle, Vasilika Hysi dhe Eglantina Gjermeni. Agolli dha nje prononcim te vogel per greven qe sipas tij eshte rruga e vetme e mbetur. “Nje nga mjetet e luftes per demokracine e vertete, jane grevat, protestat. Nuk ka mjete te tjera. Me mitraloza e topa, nuk behet demokraci. Neper lufte po, ne revolucione kur ia sjellin popullit ne maje te hundes ai do te ngrihet doemos.
Ndersa ne demokracine e vertete nuk ndodh kjo. Por ne qofte se demokracia prishet, e kthehet nga demokraci ne autokraci apo demokrature, atehere nuk i ndalon dot as njerezit. S’ke as fuqine me t’i ndalosh. Ndersa ne rastin e greves ne Shqiperi mendoj se socialistet nuk kishin me çfare te benin. Se dialog bene, biseda te ndryshme bene si brenda ashtu dhe jashte vendit. Arsyetime qe kjo nuk eshte ndonje gje te hapesh kutite, disa kuti te vendit. Do hapesh vetem ato qe dyshohet per parregullsi. Ligji eshte, se dy anetare te KQZ i thone Kolegjit se duhet te hapim keto kuti dhe behet hapja. Çfare ka ketu? Po edhe sikur te mos ishte ky ligj, e drejta e Parlamentit per te hetuar eshte kudo”, u shpreh Agolli.
Dita e shtate e greves
Gjendja shendetesore e grevisteve rendohet ne çdo ore qe kalon. Diten e djeshme tre prej tyre jane detyruar te lene greven dhe te shtrohen urgjentisht ne spital pas komplikacioneve shendetesore. Gjendja shendetesore sa vjen dhe perkeqesohet per deputetet dhe mbeshtetesit e Partise Socialiste, te cilet prej 7 ditesh vijojne te jene te ngujuar ne tendat perpara Kryeministrise. Ka shkuar ne 6 numri i personave te cilet jane detyruar te dergohen me urgjence ne pavijonin e infektivit ne QSUT per shkak te probleme serioze qe kane paraqitur. Niko Gora, 67-vjeçari i cili vuante nga diabeti, eshte personi i dyte qe per shkak te kesaj semundje ka nderprere greven ne rrethana kritike per jeten. Ndersa vetem dy ore me pas, edhe Edmond Prifti, 37 vjeç, eshte detyruar te transportohet me urgjence nga komplikacionet qe ka paraqitur. Nderkohe ne mbremje u largua me urgjence per ne spital Isa Arapi nga Vlora, 40 vjeç.
Por ndersa grevistet kane nderprere greven, Demo Muhaj, i cili u dergua nje dite me pare ne spital per shkak te problemeve dhe komplikacioneve me tensionin, eshte rikthyer ne greve. Sherimi jo i plote dhe gjendja e dobet qe paraqet, kane detyruar komitetin e greves t'i kerkoje te largohet, por Muhaj nuk ka pranuar. Por ne nje situate te tille kritike paraqiten dhe shume greviste te tjere. Mjeku Sabit Brokaj pohoi se gjendja mund te agravohet ne oret ne vijim, sidomos per personat qe kane semundje te diabetit apo probleme me stomaku.
Meidani: Greva vetem ne situate te jashtezakonshme
“Nuk e mbeshtes greven e urise ne te cilen jane futur anetaret e Partise Socialiste”. Keshtu u shprehur ne Prishtine Ish-presidenti i Shqiperise, Rexhep Meidani, gjate nje ligjerate te mbajtur perpara studenteve te universitetit privat "Fama", Ai eshte shprehur se nuk eshte dakord me greven e opozites. Sipas tij greva e urise duhet te shfrytezohet vetem ne situata te jashtezakonshme per te arritur rezultate te medha. "Per rastin konkret mendoj se eshte me shume sesa nevoja qe ky proces transparence te gjente pergjigjen e duhur qofte permes dinamikes, qofte permes nderhyrjes se institucioneve te tjera apo rritjes se ndjeshmerise qytetare. Keto elemente jane realizuar pergjithesisht, ky element i fundit ne mendimin tim eshte i tepert dhe mund te sjelle shqetesime relativisht serioze per zhvillimet demokratike dhe per stabilitetin politik dhe ekonomik ne Shqiperi", tha zoti Meidani.
Gramoz Ruçi
“Dil nga kulla Sali Berisha, ku te kane mbyllur ata qe te kane marre peng. Behu pjese e zgjidhjes sepse pavaresisht teje, zgjidhja do te vije nepermjet zgjedhjeve te lira dhe demokratike. Fito lirine tende qytetare Sali Berisha. Kete mesazh po ta jep dite pas dite populli shqiptar”.
Ermelinda Meksi
“Greva dhe protesta jone po merr dimensione gjithmone e me te medha, vetem qeveria nuk po e degjon zerin e protestes paqesore dhe demokratike. Duke hyre ne greve urie, deputetet dhe mbeshtetesit e opozites kane vene jeten e tyre ne themel te kesaj proteste, ne themelet e demokracise”.
Vangjel Dule
“Sot u vu ne levizje gjithe diplomacia ne vendin tone. Deshirojme ti themi Ambasadorit te SHBA se idealet tona nuk kane asnje ndryshim nga idealet qe na mesuan eterit e demokracise amerikane. Vlerat tona jane vlerat e themeluesve te Unionit Evropian, per ato jemi ketu dhe per ato do te luftojme.”
Spartak Ngjela
“I drejtohem Presidentit te Republikes duke i kerkuar te marre funksionin e tij te kryetarit te Shtetit dhe ti jape zgjidhje kerkeses per liri qe i kerkon populli i tij. Nuk eshte e lehte te fitosh lirine, por ne ecim perpara drejt fitores sone. Hajdeni ketu ne 9 Maj, ju qe e filluat, ju ta perfundoni”.