Ja cfare i ka thene Doshi Rames per 21 janarin

Ja cfare i ka thene Doshi Rames per 21 janarin

Përpara vendimit të përjashtimit të deputetit Tom Doshi nga grupi parlamentar i PS, pati një debat të fortë midis Doshit dhe kryeministrit Edi Rama. Doshi e sulmoi Ramën duke i thënë se ishte marrë peng nga Meta dhe njëkohësisht i tha se nuk ka reaguar ndaj kërcënimeve për vrasjen e tij.

Doshi i kujtoi Ramës edhe tratativat me ish-deputetin e LSI Dritan Prifti para 21 janarit.

“Ti ke aluduar për mua për favore personale. Thuaja grupit parlamentar se çfarë favoresh personale kam kërkuar unë nga ty. Ti e di shumë mirë se kam katër muaj që nuk komunikoj me ty. Ti para zgjedhjeve më rrije mua para-mbrapa, ke ardhur në shtëpinë time para 21 janarit dhe i ke thënë Dritan Priftit pasi ke pirë verë ‘Please do it”. Ndërsa tani nuk denjon me më prit, se pse e more pushtetin dhe nuk ke më nevojë për Tomën”, ka thënë deputeti Doshi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama