Sytë i shkëlqenin nga lotët, zërin e kishte të trembur dhe fjalët mezi i dilnin.
Për Leandro Bonuçin, mbrëmja e djeshme është njëra prej atyre që nuk do t'i hiqet kurrë nga mendja. "Nëse duhet të dilnim nga kompeticioni, atëherë duhet që ta bënim me kokën lart dhe kështu ndodhi.
Ne nuk e ulëm kokën përballë kombëtares kampione bote. Të eliminohesh kurrë nuk është bukur, por djemtë sot (dje) dhanë maksimumin", ishin fjalët e para të qendërmbrojtësit.
Italia ju pret krahëhapur...
I falënderojmë të gjithë tifozët për entuziazmin që na dhanë. Na dhanë kurajë në çdo ndeshje dhe ua kemi shpërblyer duke vrapuar në çdo cep të fushës. Shpresoj që t'i kem bërë krenarë.
A e mendonit një ndeshje kaq të ekuilibruar?
E dinim se mund të thoshim tonën kundër çdo rivaleje.
Për ju kjo natë ka qenë edhe e ëmbël dhe e hidhur njëkohësisht.
Shënova një penallti në 120´ e lojës dhe humba një tjetër në lotarinë e penalltive në fund. Të gjithë ata që kanë punuar me këtë ekip kanë mbështetjen time. I përgëzoj për punën e bërë.
Italia nuk ishte e saktë nga pika e bardhë.
Më vjen shumë keq edhe mua, por dihet se penalltitë në fund janë një lotari. Edhe pse duhet ta pranojmë se kemi gabuar shumë. Jam krenar që jam pjesë e këtij grupi kaq të madh.
Po Konte çfarë ju tha në fund të ndeshjes?
Ishte i hidhëruar, por i falënderoi të gjithë lojtarët që kishte përballë. Ky është për mua komplimenti më i bukur.
Po për Pelenë çfarë mendimi keni?
A ishte e drejtë mënyra sesi e ekzekutoi penalltinë? Ai kërkoi vetë që ta godiste atë penallti. Pra, ishte i sigurt në vetvete. Tani nuk kemi përse të fajësojmë askënd. Tani dua që të gjithë të mendojnë sesa shumë gjëra të bukura bëri ky ekip.