Ja cfare te beni nese celulari juaj bie ne uje!

Ja cfare te beni nese celulari juaj bie ne uje!

A ju ka rënë ndonjëherë telefoni juaj në ujë pa dashje ose me keq akoma, në tualet? Shpesh herë në raste të tilla, duke qenë të dëshpëruar, veprohet gabim. Ne po ju sjellim disa hapa se çfarë duhet të bëni kur telefoni juaj bie në ujë.

1.Hapi i parë është ta nxirrni menjëherë telefonin nga uji, të hiqni baterinë, kartën SIM si dhe kartën e memories.

2.Hapi i dytë është që të përdorni një pecetë të butë për të thithur lagështirën. Më pas ju duhet të përdorni një pajisje që thith ujin, jo një tharëse flokësh. Ndërkohë që pajisja me energji elektrike e tërheq ujin, e kundërta ndodh me tharësen, e cila e përcjell lagështinë të komponentët e tjerë të telefonit.

3.Mbajeni në një vend të thatë telefonin për rreth 6-8 orë dhe më pas vendosni kartën SIM dhe baterinë.

4.Rindizni telefonin celular. Nëse ai ende nuk punon atëherë duhet të shkoni në një servis.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama