Ja cfare u tha Deshamp lojtareve ne pushimin e ndeshjes ndaj Shqiperise

Ja çfarë u tha Deshamp lojtarëve në pushimin e ndeshjes ndaj Shqipërisë

Paraqitja e Shqipërisë në pjesën e parë të ndeshjes kundër Francës ka detyruar trajnerin Didier Deshamp që të marrë masa për të ndryshuar diçka në skuadrën e tij. Sipas "L'Equipe", tekniku është dashur t'i tërheqë veshin futbollistëve të tij në pushimin e ndeshjes, me një fjalim motivues, duke parë se ata nuk po bënin diferencën përballë kuqezinjve.

b3987

"Po luani një Europian, nuk po luani një miqësore. Duhet të jepni më shumë në fushë", ishte apeli që tekniku francez u ka bërë lojtarëve të tij.

13453786_1197216910297640_1834856599_n

Më pas, fjalën e kanë marrë me radhë disa nga liderët e ekipit. Hugo Loris, Patris Evra, Loren Koshielni dhe Bleis Matuidi kanë motivuar shokët e skuadrës për pjesën e dytë, në fundin e të cilës Franca arriti të shënonte dy herë dhe të merrte tri pikët përballë kuqezinjve të De Biazit.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama