Ja cfare u tha lojtareve Klop ne pushim te ndeshjes

Ja çfarë u tha lojtarëve Klop në pushim të ndeshjes

Që një ekip të jetë i aftë për të kthyer fatet e një takimi ku gati të gjithë e konsideronin të humbur duhet që të ketë një strateg të madh. jurgen klopKy është rasti i Liverpulit që me Jyrgen Klopin në pankinë duket se ka gjetur trajnerin që do ta bëjë klubin të madh përsëri.

Fjalimi motivues

Divok Origi, pak minuta pas përmbysjes së madhe, zbuloi disa pjesë të fjalimit motivues të gjermanit, i cili u kishte thënë lojtarëve që të bënin një ndeshje që mund t'ua tregonin fëmijëve dhe nipave të tyre. Ndërsa dje ishte edhe një tjetër protagonist i ndeshjesh ai që shpjegoi në detaj atë çfarë u kishte thënë Klopi lojtarëve në pushim të ndeshjes.

"Trajneri ishte brilant. Ishte i qetë dhe na tha se nuk po luanim keq. Na tha se nuk do ta kishim të lehtë, por kishim mundësi reale që të fitonim. Sipas tij duhet të luanim si një ekip që nuk kishte asgjë për të humbur. Ai përmendi natën e Stambollit dhe tha se ky klub kishte përjetuar disa ndeshje të tilla, prandaj duhet të dilnim në fushë me kokën lart për të rikuperuar gabimet tona", zbuloi Xhejms Milneri, autori i tre asisteve në darkën magjike.

Filozofia e Klopit

Vetë trajneri i Liverpulit, në një intervistë të dhënë pak muaj më parë, shpjegoi qartë se çfarë koncepti kishte për futbollin.

"Mua më pëlqen futbolli i betejave. Shiu, lluca. Më pëlqejnë ndeshjet kur lojtarët dalin me trikot e rënduara nga balta dhe fytyrën e pisët. Me këmbët e rënduara aq shumë sa të kujtojnë se nuk do të jenë më ne gjendje që të luajnë për javë të tëra. A më kërkojnë skuadrat më të mira? Më kanë kontaktuar shumë klube, por mund të kursejnë paratë e tyre. Unë nuk punoj për të marrë ekipin më të mirë të botë. Punoj për të mundur atë", tha Klop.

"Nuk më pëlqen futbolli linear dhe kontrolli i gjatë i topit. Nuk është sporti im ky, nuk është filozofia ime. Unë dua që lojtarët kur të futen në fushë të japin gjithçka. Nëse nuk bëjnë kështu, nuk më kënaqin. Mërzitem nëse fitoj ndryshe. Nëse nuk vrapojmë më shumë se të tjerët, mua më ikën mendja. Jam i lumtur kur në fund të takimit statistikat tregojnë se kemi përshkuar dhjetë kilometra më shumë se rivalët tanë.

Disa thonë se nuk vlen që të vraposh shumë nëse nuk e bën në drejtimin e duhur. Unë jam dakord dhe them se skuadra ime duhet të vrapojë dhjetë kilometra më shumë se rivalët në drejtimin e duhur. Ky është rregulli i parë që të japin që në vogëli: Vrapo! Disa trajnerë të tjerë sillen si princa duke u veshur me kostume. Unë jo. Unë vesh tutat dhe festoj me ekipin. Ata drejtojnë një orkestër, ndërsa unë një grup rroku", tha Klopi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama