Ja cilat jane 10 kazinote me te famshme ne bote

Ja cilat jane 10 kazinote me te famshme ne bote
Në shumë vende të botës po bëhen lëvizje të mëdha për të aktualizuar gjithnjë e më shumë kazinote. Prillin e shkuar Singapori hoqi një ligj që ndalonte kumarin në një përpjekje për të rritur turizmin dhe për të konkurruar me Makaun dhe pjesë të tjera të Azisë. Në Britaninë e Madhe, Akti i Kumarit 2005 hoqi kufizimet mbi lojërat e fatit duke eliminuar periudhën 24-orëshe që duhej të kalonte nga regjistrimi për të hyrë në kazino që ishte e detyrueshme më parë. Duke marrë parasysh përhapjen e gjerë në rang botëror të industrisë së kumarit revista amerikane "FORBES" ka përpiluar një listë e kazinove më të famshme në gjithë botë. Përzgjedhja është bazuar në vendndodhjen, paraqitjen dhe prezencën e aktiviteteve të tjera zbavitëse si qendra pushimesh dhe restorante cilësore. Sidoqoftë të gjitha ofrojnë një eksperiencë kumari të cilësisë së lartë.

Një prej kazinove më të famshme është "Caesars Palace" në Las Vegas. "Caesars Palace" ofron një prej kazinove më të famshme në Las Vegas dhe në gjithë botën. Zona e lojërave përbëhet nga dy krahë, një seksion i vjetër për lojtarë seriozë dhe të rangut të lartë, i cili ka të gjitha masat e fshehtësisë, si dhe Kazinoja Olimpike më e re, e cila është e hapur për lojtarët konservatorë dhe më me pak para për të shpenzuar. "Atlantis Resort" në Bahamas është një tjetër kazino e famshme. Me pothuajse makineri elektronike dhe 78 tavolina lojërash, duke përfshirë këtu njëzetenjësh, ruletë, poker Karaibesh etj, kazinoja në "Atlantis Resort" është më e madhja në Karaibe. Konkurset si ai i gushtit, njëzetenjësh 50 mijë dollarësh janë mjaft të famshëm këtu.

"Hoteli Borgata dhe Kazino", Atlantik Siti, Nju Xhersi

I hapur në vitin 2003, Hoteli Borgata ka një dysheme mermeri dhe të përbërë nga mozaikë. Janë gjithsej 145 tavolina lojërash dhe ndër 3650 kompjuterët për lojëra elektronike janë dhe dy kompjuterët 1 mijë dollarësh për ata që shpenzojnë shuma të mëdha.

Kazino "Baden-Baden", Gjermani

Një prej kazinove më të vjetra në Evropë, kazinoja Baden Baden është hapur në vitin 1809 dhe në ditët e sotme ajo mbyllet vetëm shtatë ditë në vit. Ajo është e hapur prej orës dy të drekës deri në dy të pasdites. Në lojërat e tavolinave kërkohet që veshja të jetë me xhaketë dhe kravatë.

Kazino "Metropol", Moskë, Rusi

Kazinoja "Metropol" në hotelin me të njëjtin emër është një prej më eleganteve në Moskë. Qëndron e hapur 24 orë dhe rrobat sportive dhe atletet nuk lejohen. Hyrja është falas për ata që qëndrojnë në hotel ndërsa të tjerët duhet të paguajnë 500 dollarë për hyrjen.

"Casino de Monte Carlo", Monte Carlo, Monako

Xhaketat dhe kravatat janë veshja e pranueshme në dhomat private të lojës në këtë kazino të respektuar, themeluar më 1878 dhe e projektuar nga Charles Garnier, arkitekti i "Paris Opera". Kazinoja është e dekoruar me llamba prej bronzi dhe piktura alegorike.

Hotel "Lisboa", Makau

Dikur një koloni portugeze, sot Makau është një "rajon special administrativ" i Kinës njësoj si Hong Kongu. Eksporti i rrobave, turizmi dhe lojërat janë burimet kryesore të ekonomisë në vend. Hotel "Lisboa", me rreth 1 mijë dhoma dhe 18 restorante është momentalisht kazinoja më e madhe në vend.

"Mandarin Oriental", Makau

Dy alternativa më të vogla por mjaft luksoze përveç Hotel "Lisboa" në Makau, gjenden në hotelin "Mandarin Oriental". Kazinotë ndodhen në katet e poshtme të hotelit dhe qëndrojnë të hapura 24 orë por asnjëherë nuk menaxhohet nga kompania e hotelit.

Klubi "Ritz", Londër, Angli

Në Klubin "Ritz" që ndodhet në katin më të lartë të hotelit "Ritz" për t'u pranuar brenda duhet që një anëtar aktual i klubit të bëjë propozimin. Pranimi në këtë kazino mund të kushtojë rreth 1760 dollarë, që është tarifa e anëtarësimit.

"Sands Macau", Makau

"Sands Macau" është një kazino ku ka dhe aktivitete të tjera me një sipërfaqe prej 92 kilometra katrorë. Kjo kazino është kompleksi i parë i lojërave të fatit në Makau që operohet nga një kompani perëndimore "Las Vegas Sands" e cila ka në pronësi kazinonë "Venetian" në Las Vegas.

"Atlantis Resort", Bahamas

Me pothuajse makineri elektronike dhe 78 tavolina lojërash, duke përfshirë këtu njëzetenjësh, ruletë, poker Karaibesh etj, kazinoja në "Atlantis Resort" është më e madhja në Karaibe. Konkurset si ai i gushtit, njëzetenjësh 50 mijë dollarësh janë mjaft të famshëm këtu.

"Caesars Palace", Las Vegas

"Caesars Palace" ofron një prej kazinove më të famshme në Las Vegas dhe në gjithë botën. Zona e lojërave përbëhet nga dy krahë, një seksion i vjetër për lojtarë seriozë dhe të rangut të lartë, i cili ka të gjitha masat e fshehtësisë, si dhe Kazinoja Olimpike më e re, e cila është e hapur për lojtarët konservatorë dhe më me pak para për të shpenzuar.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama