1. Besimi te opozita
Bujar Nishani është zgjedhur vetëm me votat e mazhorancës çka e bën atë një president automatikisht të paragjykuar nga opozita. Në historinë e demokracisë shqiptare Nishani është presidenti i cili ka marrë më pak vota në Kuvend çka e bën atë obligues që të jetë shuam aktiv edhe në raportet me opozitën. Edi Rama pak muaj më parë u shpreh se Nishani është një ndër figurat e moderuara në PD por asnjëherë nuk i dha votat për tu zgjedhur president. Deklarata e para që Nishani ka bërë këto ditët e fundit kanë qenë të fokusuara vetëm në normalizimin e marrëdhënieve me opozitën. Koha do ta tregoj nëse Nishani do të jetë në qendër të akuzave të opozitës apo do të ketë bashkëpunim dhe mirëkuptim reciprok.
2. Shkëputja e lidhjeve me PD
Duke ardhur nga kryesia e PD dhe kabineti qeveritar, presidenti i sapozgjedhur i duhet që të krijoj shkëputjen dhe lidhjet me partinë e tij, jo vetëm në anë institucionale që është një detyrim ligjor por dhe shpirtërore. Nishanit nuk i lejohet të bëj fushatë në asnjë rast për partinë e tij dhe aq më tepër të dal hapur në çështje të caktuara. Rast për këtë është Bamir Topi i cili me tu zgjedhur në krye të shtetit krijoi distancën e nevojshme me PD deri sa u akuzua nga demokratët si tradhtar.
3. Sistemi i drejtësisë
Një nga pushtetet që presidenti republikës ushtron kompetenca në mënyrë të drejtë për drejtë është gjyqësori. Për Bujar Nishanin do të jetë një sfidë e madhe që të çlirojë këtë sistem nga korrupsioni dhe të kthej besimin e qytetarëve se në këtë vend mund të ketë drejtësi një ditë. Nishani e ka provuar këtë gjë dhe si ministër drejtësie por këtë herë është më i dukshëm roli i tij si kreu i shtetit shqiptar.
4. Prokurori i Përgjithshëm
Në tetor përfundon dhe mandati pesë vjeçar i Ina Ramës. Mazhoranca e ka thënë më shumë se një herë se nuk do ti jap një tjetër mandate kryeprokurores aktuale çka do të thotë se dikush tjetër duhet të vij nga presidenti i ri për të zënë vendin e Ramës. Nishani duhet të bëj një konsultim të kujdesshëm me të gjithë aktorët që të zgjedh një figurë e cila të mos kontestohet nga asnjë palë. Opozita në këtë pikë nuk ka shumë pritshmëri se do të pyetet për kryeprokurorin e ri. E njëjta gjë vlen dhe për kreun e SHISH por këtu Nishani më tepër do të jetë i kushtëzuar nga zgjedhja e amerikanëve se nga PD.
5. Emërimet në diplomaci
Janë disa shtete që Shqipëria për shkak të përplasjeve mes Bamir Topit dhe PD-së nuk kanë emrat e diplomatëve që duhet të përfaqësojnë Shqipërinë. Me ardhjen e Nishanit pritet që ky ngërç të tejkalohet dhe të bëhen emërimet. Por mbi të gjitha Nishani duhet të ndjek shembullin e Topit për të mos pranuar asnjë militant të emërohet ne diplomaci por vetëm diplomat karriere.